Botë

Aeroporti i Londrës u kërkon kompanive të mos shesin më bileta për këtë verë

aeroport, bileta,

Aeroporti Heathrow po u kërkon linjave ajrore që të ndalojnë shitjen e mëtejme të biletave për udhëtim këtë verë, teksa paralajmëroi kufizim për pasagjerët që lejohen të fluturojnë nga aeroporti.

Aeroporti i Londrën do të limitojë pasagjerët në 100,000 në ditë deri më 11 shtator, pasi po përballet me vështirësi me kërkesat e larta dhe mungesën e burimeve njerëzore, raportoi CNN të martën.

Udhëheqësi John Holland-Kaye lajmëroi se “vendimi i vështirë” është letër e hapur për pasagjerët, duke thënë se gjatë javëve të fundit, ndërsa numri i pasagjerëve rregullisht ka kaluar 100,000 në ditë, ka filluar një periudhë kur shërbimi ka rënë në nivel të papranueshëm.

Shumë kompani ajrore kanë punuar për ta reduktuar numrin e pasagjerëve që vijnë e shkojnë nga Heathrow. Por, Holland-Kaye tha se paralajmërimi i fundit i aeroportit tregon numër të madh të ulëseve që tashmë janë shitur dhe për këtë linjat ajrore duhet të ndalojnë tani të shesin bileta.

Lufthansa, e cila tashmë ka anuluar mijëra udhëtime nga Frankfurti në Munich për sezonin e verës, ka thënë se mund të bëjë ndryshime të tjera në orarin e saj për “pikun e udhëtimeve në gusht”.