Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aeroplani rrëshqet nga pista në Pittsburgh, s’raportohet për të lënduar

Një aeroplan me 77 udhëtarë në bord ka rrëshqitur nga pista në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.

Aeroplani po nisej drejt Atlantas. Udhëtarët janë evakuuar dhe janë kthyer në terminalin e aeroportit.

Sipas autoriteteve, shumë udhëtarë vendosën të vazhdonin fluturimin me një aeroplan të siguruar nga kompania ajrore.

Shërbimi Kombëtar i Motit në kohën e nisjes së aeroplanit kishte raportuar për borë të lehtë dhe mjegull.