Një 16-vjeçar në Singapor që pësoi sulm në zemër gjashtë ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID të Pfizer/BioNTechut, do të jenë i kualifikuar për t’u kompensuar financiarisht afro 140 mijë euro, shkruan “Yahoo! News”.
Kjo do të ofrohet sipas Programit të Singaporit për Asistencë Financiare për të Lënduarit nga Vaksina, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Singaporit në një komunikatë për media.
“Miokarditi ka të ngjarë të jetë një nga efektet anësore serioze nga vaksina antiCOVID që ai mori, e cila mund të jetë përkeqësuar nga ngritja e peshave të rënda dhe konsumi i lartë i kafeinës përmes pijeve energjike dhe po ashtu suplementeve”, është thënë nga MSH-ja e Singaporit.
Nga Ministria është thënë se adoleshenenti po shërohet gradualisht dhe është në rehabilitim spitalor.
-
Studiohet mundësia e lidhshmërisë mes reagimit të zemrës dhe vaksinës për COVID-19 tek adoleshentët
-
Izraeli heton lidhjen e mundshme mes vaksinës Pfizer dhe miokardit
-
Izraeli raporton për lidhjen mes dozës së dytë të Pfizerit dhe problemeve me zemër te të rinjtë
-
Britania me skemë për mbulimin e efekteve anësore të vaksinës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru