Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Adoleshenti deklarohet fajtor për tentim vrasje të Papa Françeskut

Santos Colon 17 vjeç, pranoi fajin në gjykatën federale në Camden, New Jersey, SHBA, se u përpoq me snajper të vrasë Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Filadelfia në vitin 2015.

Siç bënë të ditur Reuters, adoleshenti u deklarua fajtor për përpjekjen e tij të vrasjes së Papës në një meshë në Filadelfia, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Colon po përgatiste vrasjen e Papës së bashku me disa tjerë, që në fakt ata ishin punonjës të fshehtë të FBI-së, të cilët ende pa ndodhur sulmi e arrestuan.

Ai mund të përballet deri në 15 vjet burgim, ndërkaq prokurorët dhe avokati i tij mbrojtës nuk pranuan të japin komente të menjëhershme.

Colon gjithashtu do të përballet me një gjobë prej 250,000 dollarë.