Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, do të dërgojë një mesazh tek të gjithë celularët në Shtetet e Bashkuara, të enjten, për të testuan një sistem alarmi që paralajmëron emergjencat kombëtare dhe për rrezikshmëri të mundshme.
Mesazhi përmban fjalët “Alarm presidencial”, raportuan Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave. Celularët do të kenë një tingull të fortë të shoqëruar me dridhje, me të cilën dërgohet mesazhi, transmeton REL.
Testi po mbahet për të siguruar nëse funksionon te të gjithë celularët në rast emergjencash. Ish presidenti amerikan, Barack Obama, kishte nënshkruar një ligj më 2016, duke kërkuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, të krijojë një sistem që lejon presidentin të dërgojë alarme lidhur me kërcënimet e sigurisë publike.
-
Trumpi njofton përpjekjen për të luftuar armët biologjike përmes inteligjencës artificiale
-
Trumpi jep shenjë se mund ta përdorë ushtrinë për dëbimin e emigrantëve
-
Trumpi jep mesazhin e tij para paraqitjes në gjykatë
-
Trumpi do të nënshkruajë urdhër ekzekutiv për reformat policore
-
Trumpi shpall emergjencë kombëtare për koronavirusin