Administrata Biden do ta rifillojë deportimin e emigrantëve venezuelas, grupi më i madh i vetëm që u ndesh në kufirin SHBA-Meksikë muajin e kaluar, në vendin e tyre të trazuar ekonomikisht teksa ardhjet e tyre vazhdojnë të rriten.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Alejandro Mayorkas, duke folur në Mexico City të enjten, përmendi masën e re si një nga “pasojat e rrepta” që administrata Biden po po i ndërmerr me zgjerimin e rrugëve ligjore për azilkërkuesit.
Fluturimet e riatdhesimit pritet të fillojnë së shpejti, thanë dy zyrtarë amerikanë, megjithëse nuk dhanë detaje specifike se kur do të nisnin fluturimet. Zyrtarët nuk ishin të autorizuar të zbulonin detaje të planit të qeverisë dhe folën me Associated Press në kushte anonimiteti.
Rifillimi i fluturimeve të dëbimit vjen jo shumë kohë pasi administrata rriti statusin e mbrojtur për mijëra venezuelas që kishin mbërritur më parë në SHBA, ata duhet të kenë hyrë në vend përpara 31 korrikut të këtij viti për t’u kualifikuar për statusin e përkohshëm të mbrojtur.