Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres emëroi Achim Steiner administrator të ri të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Asamblea e Përgjithshme e OKB-së, konfirmoi më 19 prill postin e tij si administrator të UNDP-së për një mandat katërvjeçar.
Për gati tre dekada Steiner njihet si një lider i respektuar global për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim ndërkombëtar dhe diplomaci globale. Ai është avokat i zëshëm i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe nevojës për bashkëpunim të paprecedent global për të arritur këtë agjendë ambicioze.
Para se të fillonte punën në UNDP, Steiner shërbeu në pozita të ndryshme në OKB, organizata joqeveritare dhe organe këshilluese të nivelit të lartë, ndër të tjera Nënsekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Drejtor Ekzekutiv i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara; Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së OKB-së në Nairobi dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Z. Steiner është aktualisht Drejtor i Shkollës Oxford Martin në Universitetin e Oksfordit dhe profesor i kolegjit Balliol, Oksford.
Steiner zëvendëson Helen Clark, e cila shërbeu dy terme të njëpasnjëshme si administratore e UNDP-së.
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Nis këtë javë vlerësimi për katër kandidatët për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
-
Danezi Peter Due emërohet shef i UNMIK-ut
-
Trumpi dëshiron që Infantino të jetë shefi i ri i OKB-së
-
Starmer thotë se po largohet me dinjitet, në fjalimin e fundit si kryeministër