Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, këtë të premte ka riemëruar Antonio Guterres për një mandat të dytë si sekretar të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë.
Më herët gjatë këtij muaji, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë mbështetur kandidaturën e Guterresit për një mandat të dytë.
Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron sekretarin e përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.
Ndërkohë pritet që mandati i ri i diplomatit portugez 72-vjeçar, do të nisë më 1 janar të vitit 2022.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis këtë javë vlerësimi për katër kandidatët për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Guterres: OKB-ja është afër kolapsit financiar
-
OKB-ja “e shqetësuar për mosrespektimin e të drejtës ndërkombëtare” në rastin e Venezuelës
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjedh pesë anëtarë të rinj për mandate dyvjeçare