I dyshuari i vetëm i mbijetuar nga sulmet terroriste në Paris më 2015 ka refuzuar të përgjigjet para trupit gjykues në një gjykatë në Belgjikë, ku është në gjyq për luftën me të shtëna që ka çuar në arrestimin e tij.
Salah Abdeslam ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatësit.
“Heshtja ime nuk më bën kriminel, është mbrojtja ime”, ka thënë ai.
Abdeslam, 28 vjeç, ka thënë se myslimanët “gjykohen dhe trajtohen në mënyrat më të këqija, pa mëshirë”, porse ai “i beson Allahut”, raporton rel.
“Nuk frikësohem nga ju, nuk frikësohem nga aleatët tuaj”, ka thënë Abdeslam, pa e bërë të qartë se për kë mendon.
Ai i ka kërkuar prokurorisë ta bazojë rastin e tij “në prova të prekshme dhe të forenzikës dhe jo të përpiqet të kënaqë opinionin publik”.
Edhe
“Nuk kam vrarë askënd”, thotë i dyshuari kryesor për sulmin në Paris
Abdeslam ka refuzuar të flasë me hetuesit prejse ka filluar marrja e tij në pyetje në mars të 2016-ës.
Prokurorët francezë besojnë se ai ka pasur rol të madh në sulmet e Parisit, më 2015, në të cilat persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës kanë vrarë 130 veta dhe kanë plagosur qindra të tjerë.
Pas sulmeve, Abdeslam ka qenë njeriu më i kërkuar në Evropë dhe është kapur në Bruksel katër muaj më vonë.
-
Terroristët e Brukselit shpallen fajtorë pas një gjyqi të gjatë
-
Fillon gjyqi i 10 të akuzuarve për sulmet vetëvrasëse në Belgjikë
-
Burgim i përjetshëm për Salah Abdeslamin për sulmin në Paris që la të vdekur 130 veta
-
I dyshuari për sulmet në Paris thotë se vrasjet ishin hakmarrje për sulmet ajrore të Francës