Byroja e Hetimeve Federale (FBI) ka publikuar dokumente që lidhen me përgjimet e kampanjës së këshilltarit të Donad Trumpit për dyshimet mbi ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.
Raporti voluminoz me 412 faqe, i referohet Carter Paget, ish-këshilltar politik i kampanjës së Donald Trumpit, si i dyshuar që kishte bashkëpunuar me qeverinë ruse. Dokumentet u bënë publike pas presionit nga shumë media, raporton REL.
FBI po ashtu raportoi se beson që Page ishte cak i rekrutimeve nga qeveria ruse.
Page ka mohuar deklarimet se ishte agjent rus dhe nuk është dënuar për asnjë krim. Ai la kampanjën e Trumpit në shtator të vitit 2016 pas raportimeve të takimeve të tij me rusët.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump shpreh përsëri bindjen se fushata e tij më 2016 ishte përgjuar
-
Dokumentet e FBI-së zbulojnë se Trumpi u hetua si “agjent rus”
-
Raporti Durham zbulon se hetimi i FBI-së për lidhjet e Trumpit me Rusinë kishte të meta
-
Putini angazhoi spiunë për ta bërë Trumpin president
-
SHBA-ja thotë se Rusisë iu dhanë të dhënat e sondazheve të fushatës së Trumpit në 2016