Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

A ishte apo nuk ishte grusht shtet?

“Është e pamohueshme në këtë pikë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin një përpjekje për grusht shtet – një përpjekje të fuqishme për të zaptuar pushtetin kundër kornizës legale”, ka shkruar profesori i shkencave politike në Universitetin e Massachusettsit, Paul Musgrave, në shkrimin autorial në “Foreign Policy”, “Ishte grusht shtet. Pse ekspertët hezituan ekspertët ta parashikonin?”

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Massachusettsit në Amherst, Paul Musgrave, ka analizuar se si shumica e shkrimeve në mediat më të mëdha amerikane e nisën ditën e mërkurë me tituj lidhur për zgjedhjet vendimtare për dy përfaqësuesit e shtetit të Georgias në Senat.

Por ishte një shkrim paralajmërues në “Washington Post” i David Nakamuras nëse protestat dhe peticionet kundër votave të Kolegjit Zgjedhor përbënin përpjekje për grusht shtet.

“Në këtë shkrim citoheshin shumë komentues dhe historianë që thoshin se po, qartazi ishte. Por teza i mëshonte në atë se çfarë po shihnim të martën ‘nuk përmbushte ende definicionin zyrtar akademik të një përpjekjeje për grusht shtet’”.

“Është e pamohueshme në këtë pikë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin një përpjekje për grusht shtet – një përpjekje të fuqishme për të zaptuar pushtetin kundër kornizës legale”, ka shkruar Musgrave në shkrimin autorial në “Foreign Policy”.

“Ishte grusht shtet. Pse ekspertët hezituan ta parashikonin?”

Ligjëruesi i shkencave politike vlerëson se procesi që do të certifikonte largimin e Donald Trumpit nga Shtëpia e Bardhë do të finalizohej me pezullimin e mekanizmave kushtetues qeveritarë.

“Amerikanët rrezikojnë të humbin qeverinë kushtetuese deri në atë shkallë që nuk është parë as gjatë kohës së Luftës Civile, periudhë kur vetë seanca nuk ishte shtyrë e as mbajtja e zgjedhjeve apo bartja e pushtetit ndërmjet presidentëve”, ka shkruar Musgrave. “Momenti me të cilin po përballemi si amerikanë, me fjalë të tjera, krahasohet më shumë me grusht shtetin e gushtit të vitit 1991 për ta rrëzuar presidentin Mikhail Gorbachev nga drejtimi i Bashkimit Sovjetik ose përplasja e armatosur e vitit 1993 ndërmjet presidentit Boris Yeltsin dhe legjislaturës ruse”.

Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një fazë të rrezikshme, paralajmëron Musgrave. Transicioni pritet të përfundojë më 20 janar, kur do të duhej që presidenti Trump t’ia delegonte pushtetin presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Trumpi ka paralajmëruar më parë se nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit, duke ia deleguar këtë përgjegjësi zëvendësit Mike Pence.

Presidenti i ka pothuajse edhe dy javë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por “nëse do të ketë ndonjë ceremoni inaugurimi të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, me gjasë do të mbahet në një lokacion më të sigurt se te ‘shkallët dikur të shenjta të Capitolit’”, shkruan Musgrave.

Artikuj të ngjashëm