Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

A frikësohen gylenistët nga dëbimi prej Suedisë dhe Finlandës?

Studiuesi i historisë së religjioneve, Jon Pahl, është autor i një biografie të figurës kontroverse turke, Fetullah Gylen. Së fundi, librin e ka sjell edhe në Kosovë e Shqipëri, ndërsa në emisionin “60 Minuta” në KTV ka folur për persekutimin e mbështetësve të Gylenit nga pushteti në Turqi.

I pyetur nëse mbështetësit e Gylenit kanë frikë se Suedia dhe Finlanda do ta pranojnë kushtin e Turqisë dhe në këmbim të votës për anëtarësim në NATO do t’i dorëzojnë Gylenistët tek Erdogani, Pahl ka thënë: “Nuk mund ta imagjinoj që Suedia dhe Finlanda do ta bënin një gjë të tillë. Pra nuk kam frikë se qeveritë e këtyre dy vendeve e bëjnë këtë. Unë besoj se BE-ja ka demonstruar solidaritet dhe mirëkuptim për figurën e Gylenit”.

Tuje ai ka shtuar se beson që shtetet anëtare të NATO-s do ta mbajnë në përgjegjësi Turqinë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe do të ndërmarrin hapa shpejt për të negociuar me Turqinë në mënyrë që të mundësohet anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Sa i përket i përket luftës mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe liderit fetar Gylen, Pahl ka thënë se është krejt e pakuptimtë sepse, sipas tij, Gyleni nuk është terrorist siç po pretendon pushteti aktual. Sipas tij, Gyleni është reformator në islam për shkak se kërkon paqe dhe bashkëpunim me hebrenjtë, të krishterët dhe ateistët.

“Paqendërtuesit shpesh perceptohen si kërcënim për qeveritë e pasigurta. Gandhi, për shembull, ishte i tillë, u qëllua dhe u vra. Martin Luther Kingu Junior, udhëheqës i lëvizjes jo të dhunshme për të drejtat civile, u vra. Pra, nuk është aspak e pazakontë që ndërtuesit e paqes të ndeshen me rezistencë të fortë dhe që shpesh vjen edhe nga qeveritë”, ka theksuar ai.