Mediat në Kore të Veriut nuk e paraqesin shtrëngimin e duarve mes Trumpit dhe Jong un-it

Mediat në Kore të Veriut nuk e paraqesin shtrëngimin e duarve mes Trumpit dhe Jong un-it

12 June 2018 12:37

Perspektiva për një takim historik mes dy liderëve, Donald Trump dhe Kim Jong Un ka qenë lajmi kryesor i dy ditëve të fundit edhe në Korenë e Veriut.

Koreano-veriorët janë informuar hap pas hapi për gjithçka ndodhte në Singapor, përmes disa ekraneve gjigantë të vendosur kudo në Penian, ku televizioni qendror i Koresë së Veriut transmetonte “live” takimin, shkruan Tch.

Qytetarët ishin mbledhur në rrugët kryesore për të ndjekur “live” çfarë ndodhte, duke nisur nga lideri i tyre Kim Jong Un teksa zbriste nga avioni.

Televizioni shtetëror KCNA ka raportuar hap pas hapi detajet e takimit, përveç momentit të shtrëngimit historik të duarve mes dy liderëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme