Botë

OKB: Marrëveshja e paqes për Sirinë, ende vështirë të arrihet

I dërguari për Sirinë i Kombeve të Bashkuara tha se raundi i pestë i bisedimeve të paqes ndërmjet liderëve opozitarë dhe atyre qeveritarë, ka shënuar përparim, por paralajmëroi se deri tek arritja e një marrëveshjeje për paqe, mbetet një rrugë e gjatë për t’u bërë.

Staffan de Mistura tha pas përfundimit të nëntë ditëve të bisedimeve në Gjenevë se palët dëshirojnë të mbajnë një raund të ri të bisedimeve, por për këtë, ai tha se akoma nuk është caktuar ndonjë datë.