Botë

822 të vdekur e mbi 29 mijë raste të reja me COVID-19 sot në Itali

Foto: Reuters

Italia regjistroi sot 29,003 raste të reja me COVID-19 dhe 822 vdekje në 24 orët e fundit, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit tejkaluan një milion e gjysmë, duke arritur në 1,509,875.

Të shtruarit në kujdesin intensiv në Itali kanë rënë për herë të parë që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë së COVID-19, nga 3848 pacientë dje në 3846, raporton ATSh.

Për të tretën ditë radhazi, numri i personave të shtruar në pavijonet e tjera COVID është gjithashtu në rënie, nga 34,313 dje në 34,038 sot, me një rënie prej 275.

Të shëruarit arritën në 661,180, me + 24,031 më shumë se dje.

Aktualisht, ka 795,961 raste pozitive.