Një gjerman 82 vjeç ka marrë “paralajmërimin e fundit” nga gjykata, e cila tha se ai do të dënohej me burg nëse merr një dënim të 26-të për trafikim droge.
Burri i ka thënë gjykatës në Gjermani se shpresonte të fitonte më shumë para se pensioni i tij 800 eurosh, duke shitur marihuanë, raportoi AP.
Prokurorët kanë kërkuar që burri, i cili u arrestua 25 herë më parë për drogë, të dënohej me 34 muaj burgim. Megjithatë gjykata vendosi të mos e dërgonte në burg për shkak të problemeve shëndetësore.
Në vend të dënimit, gjykata e lëshoi burrin me “një paralajmërim të fundit” që ta shmangte burgun.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh
-
Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij
-
Kapen 268 kilogramë marihuanë në kamion. Kërkohet paraburgim për shoferin
-
Iu gjetën 5 kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë
-
Trafikanti shqiptar i drogës që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani