Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

78-vjeçari rus hap pistë skijimi për fëmijët

Skitarët po u rezistojnë të ftohtit dhe erërave në litarin për skijim.

Në fakt, ky është vendi i vetëm në Soroshinsk të Rusisë, në të cilin banorët mund të dalin për skijim.

Kjo duke iu falënderuar pensionistit 78-vjeçar Pyotr Grigoryev, i cili ka ndrequr ski-liftin dhe litarin për tërheqje.

Gjithçka nisi në vitin 2008.

“Unë jam nga Azia qendrore, kam lindur në malet e Kirgizisë dhe atje skijonim. Mirëpo kur erdhëm këtu, djali i vogël, i cili donte skejtbordin, për shkak se donte të mësonte, vinim në male për të skijuar- mirëpo ishte e vështirë për të arritur në maje të pistës. Skijonte krejt ditën, ama unë nuk mund të ecja shpesh. Kështu një ditë më tha: ‘Babi hajde të ndreqim një skilift. Ti mund ta bësh dhe kështu e nisëm”.

Edhe Rihapen zonat e braktisura të skive si organizata jofitimprurëse Lifestyle Rihapen zonat e braktisura të skive si organizata jofitimprurëse

Për ta realizuar planin, pensionisti rus mori me qera tokën malore dhe i janë dashur katër muaj për ta pastruar.

Pastaj bëri një rrugë me ndihmën e disa investitorëve.

Sapo toka ishte e siguruar dhe e qasshme, hapi më i rëndësishëm ishte skilifti.

“Së pari e ndreqëm skiliftin me tërheqje hidraulike. Motorin e mora nga vetura japoneze e vitit 1947. Pra e modifikova atë dhe më vonë arritëm të siguronim një lift elektrik”.

I janë dashur 14 vjet për të kompletuar projektin.

Pista e skijimit është e lartë vetëm 300 metra dhe e gjatë 50 metra. Mirëpo është ndërruar në atraksion, sidomos për fëmijët.

Bashkëshortja e tij, ani pse e lodhur, thotë se është bërë punë shumë e madhe.

Edhe Novobërdës i shtohet edhe një atraksion – pista e skijimit SOT Novobërdës i shtohet edhe një atraksion – pista e skijimit

“I kam ndihmuar shumë. Jam ulur në veturë dhe kontrolloja liftin me qëllim që njerëzit të skijonin. Qëndroja për gati krejt ditën, lodhesha natyrisht. Mirëpo, tani jam krenare që njerëzit po vijnë dhe po skijojnë. Nuk na duhet shpërblim më i madh”.

Për një orë skijim, skilifti kushton 1 dollarë e gjysmë. 50 për qind lirim ofrojnë për studentët dhe pensionistët.

Skitë dhe pajisjet e tjera kushtojnë 1 dollarë e gjysmë.

Nxënësit me nota të mira mund të skijojnë falas.

Grigoryev thotë se e ndërtoi kompleksin për gjeneratën e re me qëllim që të përfshihen më shumë në sport, sesa në videolojëra.

Tani punojnë dy skilifta.

Edhe Njihuni me patinazhisten 80-vjeçare nga Rusia Kuriozitet Njihuni me patinazhisten 80-vjeçare nga Rusia

Grigoryev tani ëndërron që të organizojë turne, por i duhen sponsorë dhe pak përkrahje nga shteti.