Policia britanike: Sulmet u kryen nga një person

Policia britanike: Sulmet u kryen nga një person

22 March 2017 19:16

Policia britanike ka njoftuar se sulmet e sotme në Londër janë kryer nga vetëm një person.

Mark Rowley nga Policia Metropolitane ka konfirmuar se katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë lënduar nga sulmet me veturë dhe nga sulmi në Parlamentin Britanik.

Një person kishte goditur me veturë dhjetëra këmbësorë dhe më pas kishte therur një polic për vdekje në Parlamentin e Britanisë.

Ai po ashtu ka konfirmuar se sulmuesi ka vdekur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme