Botë

Ukraina u vë sanksione politikanëve serbë që vizituan Krimenë

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës, SSU, ka vendosur që të vë sanksione ndaj politikanëve serbë që zhvilluan një vizitë tre-ditore në Krime.

Zëdhënësja e SSU-së, Elena Gitlyanskaya, këtë njoftim e ka publikuar në Facebook.

Ajo thotë se sanksionet janë vënë ndaj katër shtetasve serbë dhe një shtetasi të Republikës Çeke për “qëndrim ilegal në territorin e Krimesë”.

Ndërkaq, Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se në Krime kanë qëndruar edhe shtetas të Ukrainës, e të cilët, sipas tij, do të verifikohen, raporton Koha.net.

“Nëse konfirmohet qëndrimi i tyre në Krime, do të nisin procese penale ndaj tyre sipas legjislacionit vendor”, ka thënë ai.

Mediat serbe raportojnë se lideri serb i SNP-së, Nenad Popoviq dhe “disa biznesmenë tjerë serbë” janë ftuar në një forum ekonomik në Yalta, Krime, që do të mbahet pas rreth një muaji.

Lideri i Republikës së Krimesë, territor i aneksuar dhunshëm nga Rusia, Serge Aksyonov, e ka publikuar këtë njoftim në Facebook, një javë pas takimit të tij me Popoviqin.

Ka qenë pikërisht ky takim që ka shkaktuar tensione mes Serbisë dhe Ukrainës, derisa ambasadori i Ukrainës në Beograd kishte protestuar kundër qëndrimit dhe kundër deklaratave të bëra nga delegacioni serb në territorin që Rusia e kishte aneksuar më 2014.

Qeveria dhe ministria e Jashtme serbe ende nuk kanë reaguar ndaj këtij veprimi të Kievit zyrtar.

Por Popoviq, duke folur për B92, ka thënë se “Krimea i takon Rusisë, sikurse Kosova Serbisë”: