Një shtetas çek, 70 vjeç, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm për terrorizëm, pasi u përpoq të pengonte disa trena duke bërë të mendohet se ishte vepër e besimtarëve myslimanë.
”I ndaluar dhe burgosur javën e kaluar, ai kishte prerë pemë në qershor dhe korrik 2017 pranë dy hekurudhave në qytetin Mlada Boleslav në qendër të vendit”, sipas prokurorit që citohet nga faqja në internet e gazetës “Lidove noviny”, një prej gazetave kryesore të Republikës Çeke, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
Trenat u përplasën me pemët, por pa pasur viktima apo të plagosur.
Njeriu 70-vjeçar kishte lënë në vendngjarje gjurmë që mbanin mesazhe në gjuhën arabe, por të shkruara me germa latine.
”Ai dëshironte të shkaktonte në popullsi frikë nga vala e imigracionit mysliman dhe nga sulmet terroriste”, deklaroi prokurori, Marek Bodlak.
Pensionisti rrezikon burgim të përjetshëm sipas www.lidovky.cz.
-
Policia ndjek një person nëpër fusha, del se ai ishte i dënuar për tentim vrasje
-
Përplasen dy trena në Çeki, disa të lënduar rëndë
-
Çeki, arrestohen 5 adoleshentë për qëndrime radikale e terrorizëm
-
Arrestohet adoleshenti që planifikoi sulm në një stacion treni në Austri
-
Burgim i përjetshëm për sulmin me bombë në Rusi ndaj shkrimtarit nacionalist