Botë

Përmbytjet në Peru, të paktën 74 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

Lima, 21 mars - Peru po përballet me përmbytjet më të mëdha në dy dekadat e fundit si rezultat i reshjeve intensive dhe daljes së lumenjve nga shtrati, në të cilat që nga fillimi i vitit jetën e kanë humbur të paktën 75 persona, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar.

Sipas autoriteteve peruane, sipas AA, të paktën 75 persona kanë vdekur, 263 janë plagosur dhe mbi 70 mijë banorë kanë mbetur pa kulm mbi kokë nga vërshimet katastrofale.

Shira shumë të pazakonta të ndjekura me stuhi kanë goditur bregdetin verior peruan, me vërshime të mëdha të ujit dhe shkaktimit të rrëshqitjeve.

Një numër i fshatrave kanë mbetur të izoluar, pasi rrugët janë përmbytur si dhe urat janë rrëzur për shkak të vërshimeve të lumenjve.