Botë

Nxënës në shkollë, mësues në shtëpi

Ka kaluar vetëm një vit prejse Sandra Maria de Andrade u mrekullua kur nisi të lexonte.

Ishte një pasdite pas punës, kur mbledhëses së mbeturinave nga Brazili verilindor, që po mundohej ta hiqte lodhjen e shtrirë në shtrat, i biri i vogël, Damiao Sandriano, i tha t’ia hidhte një sy librit të tij, shkruan sot Koha Ditore.

“Mama, a dëshiron të lexosh me mua?” – do ta pyeste ai. “Ka një tregim dhe një fotografi”. Por nëna 42 vjeçe e kishte një hall. Nuk dinte shkrim-lexim, madje nuk dinte as ta shkruante vetë emrin dhe mbiemrin e saj.

“Agoni”

Herën e fundit kur ajo ishte marrë me libra dhe ishte shumë afër të mësonte shkrim-lexim ishte gjatë një orë mësimore për të rriturit analfabetë, të cilëve u ishin mësuar shkronjat e alfabetit.

Por ajo i kishte çuar duart prej librave, pasi nuk po mund ta theksonte si duhej shkronjën “e”. Ajo e përshkruan këtë përvojë me një fjalë të vetme: “Agoni”....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.