Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

65 bombardime dhe 60 ndërtesa të shkatërruara vetëm të hënën në Kharkiv

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi qyteti i Kharkivit u bombardua disa herë të hënën, ka thënë Oleh Syniehubov, kryetari i këtij rajoni.

Syniehubov tha se kishte 65 raste të bombardimeve kundër qytetit vetëm të hënën. Ai tha se luftimet po vazhdonin në Izium, Balaklia dhe Dergachi, tre qytete në rajonin e Kharkiv.

Ndërkohë, 600 ndërtesa banimi në qytet ishin shkatërruar në sulmet ruse që nga fillimi i luftës, tha të hënën kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov, duke shtuar se shtëpitë nuk mund të riparohen.

"Njerëzit në fakt humbën shtëpitë e tyre," tha ai. “Pesëdhjetë shkolla dhe një numër institucionesh mjekësore, përfshirë spitalet e lindjes, u bombarduan gjithashtu në Kharkiv”.

Diku tjetër, Volodymyr Matsokin, nënkryetari i bashkisë së Izium, tha se qyteti i tij ka qenë “nën rrethim për dy javë, pa ujë, pa energji elektrike, ngrohje, ushqim, ilaçe, komunikim”.

“Situata nuk është më e mirë se sa në Mariupol. Kemi marrë informacione se ata që i mbijetuan granatimeve po vdesin nga sëmundjet dhe mungesa e ilaçeve. Nuk ka njeri që t'i varros të vdekurit, "tha ai, duke shtuar se qyteti ka nevojë urgjente për ndihmë humanitare.