Gazetari Samer Abu Daqqa i rrjetit televiziv të Al Jazeeras është vrarë gjatë raportimit në jug të Rripit të Gazës. Gjatë sulmit ajror të forcave izraelite ka mbetur i plagosur rëndë kolegu i tij. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka njoftuar se Daqqa ishte gazetari i 64-të që është vrarë gjatë raportimit në luftën që po zhvillohet mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit.
Në mesin e gazetarëve të vrarë janë 57 palestinezë, katër izraelit dhe tre libanezë.
Qyteti Khan Younis është caku kryesor i ofensivës tokësore të Izraelit në jug të Gazës. SHBA-ja, aleatja më e madhe e Izraelit, ka shprehur pakënaqësinë ndaj dështimit të Izraelit për të shmangur vrasjen e civilëve dhe për planet e shtetit izraelit për të ardhmen e Gazës. Mirëpo Shtëpia e Bardhë ka vazhduar ta furnizojë Izraelin me armatim dhe t’i ofrojë përkrahje diplomatike.
Në një takim me liderët izraelitë të enjten dhe të premten, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka diskutuar për planin kohor për ndaljen e fazës intensive të luftës.
-
Turqia e quan sulmin e Izraelit ndaj spitalit në Gazë “sulm ndaj lirisë së shtypit”
-
Vdes edhe gazetari i pestë si pasojë e sulmit izraelit në Gazë
-
Izraeli godet spitalin në jug të Gazës, të paktën 15 të vdekur
-
Anas Al-Sharif ishte fytyra e luftës në Gazë për miliona njerëz
-
Të paktën 55 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë në 48 orët e fundit