Botë

Gjermania do të rrisë buxhetin për mbrojtje

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen bëri thirrje sot për ndryshime në mënyrën e angazhimeve të anëtarëve të NATO-s ndaj objektivave të buxhetit, përballë kërkesave të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo deklaratë erdhi vetëm pak kohë para takimit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit amerikan Donald Trump, e cila i tha AFP-së se objektivi i NATO-s për rritje të shpenzimeve në 2 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes, është tablo e paplotë e kontributeve aktuale.