Botë

Publikimi i taksave të presidentit Trump, i paligjshëm

 

Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë ku thuhej se presidenti Donald Trump kishte pasur mbi 150 milionë dollarë të ardhura në vitin 2005, nga të cilat kishte paguar 38 milionë dollarë taksa, si edhe kritikoi ashpër një njoftim televiziv që bënte publike dokumentat për taksat që ai kishte paguar, duke e quajtur një veprim të tillë të paligjshëm.

Deklarata e së martës në mbrëmje, u lëshua para se televizioni MSNBC të transmetonte raportin. Drejtuesja e emisionit, Rachel Maddow nxorri dy faqe që ajo tha se ishin nga formulari për taskat e vitit 2005 të zotit Trump dhe tha se burimi i këtij informacioni ishte David Cay Johnston, një opinionist që ka fituar çmimin Pulitzer dhe analist taksash.