Vetëm 41 për qind e qytetarëve në referendum do të votonin që Serbia të hyjë në Bashkimin Europian (BE), 25,4 për qind e tyre është kundër, 20,8 për qind s’e di nëse në pyetjen për hyrje në Bashimin Europian do të përgjigje me po ose jo, transmeton Koha.net.
Kështu ka deklaruar për insajder kryetarja e Lëvizjes europiane në Serbi Maja Bobiq.
Në pyetjen se a do të bëhet Serbia anëtare e BE-së, 55 për qind e respondentëve ka thënë se kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër ka mendim pozitiv duke saktësuar se anëtarësimi do të bëhet pas tetë vjetësh.
Sipas hulumtimit, 58,7 për qind e të pyeturve fare nuk janë të interesuar të informohen për BE-në.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për BE-në
-
Për hyrjen e Serbisë në BE do të votonin 46 për qind e serbëve
-
Faktor plus: Hyrjen në BE qytetarët e Serbisë e barazojnë me ‘humbjen’ e Kosovës
-
Në Serbi 64% e të anketuarve duan marrëveshje me Kosovën, kërkoi ose jo BE-ja
-
58 % për qind e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësim në BE