Vetëm 35 për qind e qytetarëve të Serbisë konsiderojnë se vendi do të duhej të jetë anëtare e Bashkimit Europian, ndërsa 38 për qind të tjerë e kundërshtojnë, thotë sondazhi i Agjencisë Faktor Plus, transmeton Koha.net.
Rezultatet e anketës njëherësh tregojnë se po rritet numri i atyre që nuk kanë qëndrim në lidhje me anëtarësimin e Serbisë në BE. Të tillë janë 27 për qind e të anketuarve, shkruan “Blic” i Beogradit.
Hyrjen në BE qytetarët e Serbisë, sipas anketës, e barazojnë me “humbjen” e Kosovës – 59 për qind e tyre, kurse me humbjen e sovranitetit 38 për qind, thotë drejtori i Agjencisë Faktor Plus, Vlladimir Pejiq.
Ai thotë se si problem më të madh të Serbisë, qytetarët shohin nivelin e jetesës dhe papunësinë (84 për qind), krimin e korrupsionin (68 për qind), ndërsa në vendin e tretë radhitet Kosova, të cilën e shohin si problem 30 për qind e të anketuarve, transmeton Koha.net.
-
Më shumë serbë mendojnë se Serbia do ta njohë Kosovën
-
Vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për BE-në
-
Për hyrjen e Serbisë në BE do të votonin 46 për qind e serbëve
-
Sipas një sondazhi, 42% e qytetarëve të Serbisë konsiderojnë se Kosova është e humbur
-
Të rinjtë serbë më së paku e dëshirojnë BE-në, shqiptarët më së shumti