Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 50 të vdekur dhe 1320 raste të reja si pasojë e COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë ka njoftuar se 19 prej viktimave janë regjistruar vetëm në Shkup.
Viktimat janë mes moshës 46 dhe 95 vjeçare. 46 pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore kurse 4 në kushte shtëpiake.
Brenda 24 orëve të fundit në mbarë Maqedoninë janë kryer 4.174 teste.
Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet ka regjistruar gjithsej 132.740 raste, prej të cilëve 108.197 janë shëruar, kurse 3.860 kanë ndërruar jetë ndërkohë që numri i rasteve aktive është 20.683.
Artikuj të ngjashëm