Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

5.6 milionë njerëz jetuan në varfëri ekstreme në vitin 2021 në Itali

Vitin e kaluar në Itali 5.6 milionë njerëz kanë jetuar në varfëri ekstreme, shkruan AA.

Në raportin e Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane (ISTAT) thuhet se 1.9 milionë familje në të gjithë vendin jetuan në kushte varfërie ekstreme në vitin 2021, që korrespondon me afërsisht 5.6 milionë njerëz.

Në raport theksohet se numri në fjalë është 9.4 për qindëshi i popullsisë dhe është në të njëjtën shkallë me vitin 2020.

Thuhet se rreth 1.4 milionë fëmijë nën moshën 18-vjeçare në vend jetojnë në kushte varfërie.

Shkalla e varfërisë është më e lartë në rajonet jugore sesa në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.