Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

454 të vdekur nga COVID-19 në Britani gjatë së shtunës

Britania e Madhe ka regjistruar 454 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë infektuar me COVID-19 54.990 persona.

Varianti i ri i koronavirusit që kishte nisur në Britani tashmë ka prekur disa shtete evropiane. 12 raste të variantit të ri janë regjistruar së fundmi në Qipro.