Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hezbollahu ka hedhur mbi 5,000 raketa në drejtim të Izraelit, thonë zyrtarë izraelitë

Hezbollahu sulmin Izraelin

Foto: Associated Press

Zyrtarë të Izraelit kanë thënë të hënën se grupi militant i Hezbollahut të Libanit kishte gjuajtur "mbi 5,000 raketa" drejt Izraelit verior që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, më 7 tetor.

Hezbollahu filloi të lëshonte raketa në drejtim të Izraelit një ditë pasi shpërtheu lufta në Gaza, pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, më 7 tetor, raporton AP.

Që atëherë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr, duke rrezikuar që rajoni të shtyhet drejt një lufte më të gjerë.

"Ne do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të rivendosur sigurinë në kufirin tonë verior”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer, gjatë një konference të hënën, duke shtuar se Hezbollahu "mbart përgjegjësinë e plotë" për përkeqësimin e situatës së sigurisë.

Hezbollahu gjuajti qindra raketa drejt Izraelit verior të mërkurën, disa orë pasi një sulm ajror izraelit vrau një komandant të lartë, anëtari më i lartë i grupit që vdiq në tetë muaj luftime.

Hezbollahu, një aleat i mbështetur nga Irani i grupit palestinez Hamas, kohët e fundit ka sulmuar më tej brenda Izraelit dhe ka prezantuar armë të reja dhe më të avancuara.

Edhe Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi Botë Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi

Zyrtarë të tij thonë se do të ndalojnë sulmet vetëm nëse ka një armëpushim në Gaza.

Mencer foli gjithashtu për vendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të shpërndarë kabinetin që kishte për detyrë të drejtonte luftën në Gaza.

Kabineti i Luftës u shpërbë pas largimit nga qeveria të Benny Gantz, një ligjvënës i opozitës që i ishte bashkuar koalicionit në ditët e para të luftës.