Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Londër

Hidhet poshtë padia e nxënëses myslimane që kërkonte lejimin e ritualeve fetare në shkollë

shkolla

Një nxënëse myslimane e një shkolle në Londër ka humbur rastin gjyqësor në Gjykatën e Lartë lidhur me ndalimin e praktikimit të ritualeve fetare, raporton BBC.

Shkolla Michaela në Brent u padit në gjykatë nga nxënësja lidhur me një politikë që thuhet se ndalonte ritualet fetare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nxënësja ka thënë se rregulla ishte diskriminuese.

Përfaqësues ligjorë nga shkolla e mesme deklaruan në Gjykatën e Lartë se lejimi i ritualeve fetare rrezikonte “minimin e përfshirjes” midis nxënësve.

Rreth gjysma e rreth 700 nxënësve të shkollës janë myslimanë.

Gjykata hodhi poshtë padinë e nxënëses në një vendim të dhënë të martën në mëngjes.
Ky rast po cilësohet si përkrahje e të drejtës së shkollave jofetare për të marrë vendimin e tyre nëse duan të ndajnë kohë dhe hapësirë për nxënësit për t’u lutur.

Themeluesja e shkollës, Katharine Birbalsingh, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social “X”,  se vendimi ishte një “fitore për të gjitha shkollat”.

“Shkollat nuk duhet të detyrohen nga një fëmijë dhe nëna e saj që të ndryshojnë qasjen thjesht sepse kanë vendosur se nuk u pëlqen diçka në shkollë”, ka shkruar Birbalsingh.

Në padinë e dorëzuar kundër drejtuesve të shkollës “Michaela Community Schools Trust” në Londër, nxënësja ka pretenduar se ndalimi i ritualeve fetare shkelte të drejtën e saj për lirinë e fesë.

“Nxënësja e dinte që shkolla është laike dhe se ajo do t’u nënshtrohej kufizimeve për të praktikuar fenë e saj”, thuhet në vendimin prej 83 faqesh të Gjykatës së Lartë, që hedh poshtë padinë e nxënëses.

Në anën tjetër gjykatësi e ka pranuar kundërshtimin e nxënëses ndaj një vendimi për ta përjashtuar atë përkohësisht nga shkolla.