Një nënë nga Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila e la vajzën 16-muajshe vetëm në shtëpi për 10 ditë verën e kaluar, derisa ajo vetë shkoi në pushime, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Kristel Candelario, 32 vjeçe, u shpall fajtore për vrasje të rëndë dhe abuzim të fëmijës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se Candelario e la vajzën e saj, Jailyn, në shtëpinë e tyre në Cleveland ndërsa ajo shkoi në pushime në Detroit dhe Puerto Rico në qershor të vitit 2023.
Kur u kthye 10 ditë më vonë zbuloi se vajza nuk po merrte frymë dhe thirri urgjencën. Autoritet e urgjencës zbuluan se fëmija ishte “jashtëzakonisht i dehidratuar” dhe e shpallën të vdekur menjëherë pasi mbërritën në vendngjarje.
Sipas autopsisë nga zyra e ekzaminuesit mjekësor u përcaktua se fëmija kishte vdekur nga uria dhe dehidrimi i rëndë.