Botë

Gjykata Supreme vendos ta rikthejë Trumpin në fletëvotime

Gjykata Supreme në SHBA të hënën unanimisht ka kthyer Donald Trumpin në fletëvotime në zgjedhjet paraprake presidenciale, duke refuzuar tentimet e disa shteteve që ta mbajnë ish-presidentin përgjegjës për trazirat në Kongres, raporton agjencia “AP”.

Supremja vendosi një ditë para paraprakeve të së martës se shtetet nuk mund të thirren në një dispozitë kushtetuese të pas Luftës Civile që t’ia ndalojë një kandidati presidencial që të shfaqet në fletëvotime. Është thënë se ky pushtet i takon Kongresit, sipas opinionit të Supremes.

Trump postoi në rrjetin e tij social se “është fitore e madhe për Amerikën!!!”.

Rezultati i jep fund tentimeve të Kolorados, Illinoisit dhe Mainet dhe shteteve tjera që ta largojnë Trumpin nga fletëvotimet. Trumpi është kandidat kryesor për nominim nga partia e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të këtij viti.

Këto shtete kishin dashur ta largonin Trumpin duke e fajësuar atë për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.