Bisedimet e armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit do të rinisin të dielën në Kajro, kanë bërë të ditur për Reuters, forcat egjiptiane të sigurisë.
Sipas Egjiptit, Hamasi dhe Izraeli janë dakorduar për kohëzgjatje të armëpushimit në Gaza, lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, duke shtuar se kompletimi i marrëveshjes kërkon ende pajtim për tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza veriore dhe kthimin e banorëve në atë pjesë.
Izraeli ka vazhduar sulmet në Gaza, ku vetëm të shtunën, të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet ajrore mbi disa shtëpi të banuara me të zhvendosur.
Numri total i të vdekurve si pasojë e luftës mes Hamasit dhe Izraelit ka shkuar në mbi 30 mijë, që kur ka nisur luftimet më 7 tetor.