Botë

Kremlini paralajmëron: Çdo tubim i paautorizuar për Navalnyn është shkelje e ligjit

Kremlini ka deklaruar se çdo tubim i paautorizuar në mbështetje të liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili do të varroset të premten në Moskë, do të shkel ligjin, raporton Reuters.

Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të jepte ndonjë vlerësim për Navalnyn si një figurë politike, duke shtuar se nuk kishte asgjë për t'i thënë familjes së Navalnyt.

“Çdo tubim i paautorizuar do të jetë në kundërshtim me ligjin dhe ata që marrin pjesë në to do të mbahen përgjegjës – përsëri, në përputhje me ligjin aktual”, ka thënë Peskov.

Navalny vdiq papritmas më 16 shkurt në një koloni penale të Arktikut ku po vuante dënime me më shumë se 30 vjet.

Një turmë e madhe u mblodh të premten pranë kishës së Moskës, ku ai do të varroset, dhe mbështetësit e tij kanë kërkuar që njerëzit të dalin në kujtim të tij në qytetet ruse në mbrëmje.