Faqja zyrtare e Qeverisë së Ukrainës ka raportuar një sulm kibernetik gjatë mbrëmjes të së mërkurës, raportoi “Sky News”.
Nëpërmjet një deklarate në Telegram, Parlamenti i Ukrainës ka thënë se si rezultat i hakimit, lidhja me kanalin Telegram ka çuar në një faqe të rreme.
Duke mos dhënë shumë detaje lidhur me hakimin, Parlamenti ukrainas ka njoftuar se faqja është rikthyer pas disa orësh.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë ka pasur shumë sulme kibernetike.
Në dhjetor të vitit të kaluar, një grup hakerësh rusë morën përgjegjësinë për një sulm kibernetik kundër operatorit kryesor telefonik të Ukrainës, Kyivstar.