Botë

Pro-palestinezët rrahin me shkopinj pronarin e lokalit në Londër që “mbështeti Izraelin”

Dhjetëra persona pro-Palestinës sulmuan punëtorët e një lokali në Bradford të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që pronari të bojkotonte Coca-Colan.

Sipas DailyMail, Salahudin Yusuf, pronar i lokalit, pësoi lëndime të rënda trupore nga sulmet me shkopinj të rreth 50 personave që ishin mbledhur.

Situata u përshkallëzua kur para turmës doli pronari duke kërkuar t'i qetësonte. Katër persona u arrestuan nga ky incident.

Protestuesit e dhunshëm kanë kërkuar që të ndalohet pija e famshme amerikane, me arsyetimin se ajo po përfiton direkt nga pushtimi i Palestinës.