Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, një “bir kur*e të çmendur” gjatë një takimi që pati në San Franciso me demokratët për mbledhjen e fondeve për fushatë, shkruan The Guardian.
Bideni ishte duke folur për ndryshimet klimatike, kur u shpreh se “ne kemi një bir kur*e të çmendur si Putini dhe të tjerët, dhe gjithmonë duhet të shqetësohemi për një konflikt nuklear, por kërcënimi ekzistencial për njeriun është klima”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBideni edhe më herët e ka përdorur shprehjen “bir kur*e”. Në janar të vitit 2022, ai u kap duke përdorur termin abuziv edhe ndaj një reporteri të “Fox News”.
Biden gjithashtu kritikoi rivalin e tij të mundshëm për president, Donald Trump, për komentet për vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalny. Trump e krahasoi veten me Navalnyn.
“Nuk e di nga dreqin vijnë këto”, ka thënë Biden.
Biden ka tendencë për të dalë jashtë skenarit gjatë mbledhjeve të fondeve zgjedhore dhe në muajt e fundit ka pasur fjalor të ashpër ndaj presidentit kinez, Partisë Republikane dhe aleatit të SHBA-së, Izraelit për bombardimin e Rripit të Gazës.
Sulmet verbale të Bidenit kundër Putinit janë intensifikuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë fushatës. Javën e kaluar, presidenti amerikan fajësoi Putinin dhe “banditë e tij” për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny.