Agjencia e spiunazhit ushtarak të Ukrainës ka thënë se Rusia po blen terminale të internetit satelitor Starlink nga vende arabe, për t’i përdorur në fushëbetejë, ka raportuar TheGuardian të martën.
Starlinku, që ësht në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, është konsideruar jetik në luftën në Kiev, por zyrtarë ukraians kanë thënë se forcat ruse po mbështeten çdoherë e më shumë qëkur ka nisur agresioni.
Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes ka publikuar një përgjim ku pretendon se dëgjohen dy ushtarë rusë që diskutojnë mbi blerjen e njësive nga biznesmenë arabë, për rreth 2.000 dollarë për secilin sistem interneti.
“Shteti agresor, Rusia, po blen pajisje komunikimi, duke përfshirë terminale satelitore të internetit Starlink, për përdorim të luftës”, thuhet në reagimin e Drejtorisë.
Të hënën, zëdhënësi i kësaj drejtorie, Andriy Yusov, ka thënë se forcat ruse po blejnë terminale nëpërmjet vendeve të treta, por pa i specifikuar.
Musk ka thënë se nuk bën biznes me Rusinë apo nuk operon në territorin rus. Kremlini zyrtar ka thënë se terminalet nuk ishin as të certifikuara për përdorim në Rusi dhe as të furnizuar zyrtarisht “e për këto arsye s’mund të përdoren”.
Kievi është goditur së fundmi nga Rusia nëpërmjet raketave hipersonike Zircon, e ky po konsiderohet sulmi i parë nëpërmjet këtij sistemi raketor.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e pati cilësuar raketën Zircon si “pjesë e gjeneratës së re të sistemeve të pakrahueshme të armëve”.
Rusia gjithashtu e ka sulmuar Ukrainën me raketën hipersonike Kinzhal, e që rezultoi të ishte një raketë balistike e lëshuar nga një aeroplan.