Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska po merr raporte të shumta se Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA-ja, është përfshirë edhe një herë në “projekte sekrete” për të parandaluar krijimin e një shteti palestinez.
“Fatkeqësisht, sot dëgjojmë shumë thashetheme, raportime nga burime anonime se kolegët tanë perëndimorë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po hartojnë sërish një lloj projektesh sekrete, qëllimi i të cilave është të qetësojnë disi situatën, të parandalojnë bashkimin e Gazës dhe Bregut Perëndimor, krijimin e një shteti palestinez”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp pas takimit të Forumit të Bashkëpunimit Ruso-Arab.
Lavrov ka thënë se konkluzioni kryesor nga situata aktuale në skenën botërore, “të cilën e ndajnë me miqtë e tyre nga Lidhja e Shteteve Arabe, është se kjo është një ftesë për një krizë tjetër, një konflikt tjetër”, shkruan RIA Novosti
Më 7 tetor, Izraeli u sulmua me raketa nga Rripi i Gazës, duke shkaktuar sulme të vazhdueshme në Gaza që ka vrarë të paktën 20 mijë njerëz deri më tani.
LEXO EDHE:
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
SHBA-ja dhe Rusia po punojnë fshehurazi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Rubio: SHBA-ja dhe Izraeli po bashkëpunojnë për të parandaluar sulme në Gaza
-
Lavrov: Diskutimet e sigurisë për Ukrainën pa Rusinë s’çojnë kurrkund
-
Lavrov: S’është e lehtë të arrihet marrëveshja e paqes në Ukrainë me SHBA-në