Botë

Tragjedi në një shkollë ruse: 14-vjeçarja vret një nxënës, plagosë pesë të tjerë dhe në fund vetëvritet

 

Të enjten, një vajzë 14-vjeçare vrau një nxënës dhe plagosi pesë fëmijë të tjerë përpara se të vriste veten në një shkollë në qytetin rus të Bryanskut, raportojnë mediat ruse.

“Sipas të dhënave paraprake të hetimit, një vajzë 14-vjeçare ka sjellë në shkollë një armë gjahu me të cilën ka qëlluar kolegët e saj”, thuhet në një deklaratë të Komitetit Hetues Rus.