Botë

Brazili dërgon ushtrinë në kufirin me Venezuelën

 

Autoritetet braziliane po vendosin trupa përgjatë kufirit me Venezuelën pasi qeveria venezueliane njoftoi planet për të aneksuar territorin e Guayanas, raporton BBC.

Rajoni i pasur me naftë, Essequibo, ka qenë objekt mosmarrëveshjesh që nga shekulli i 19-të kur Guayana ishte koloni britanike. Venezuela ktheu pretendimet e saj për rajonin pasi rezervat e naftës dhe gazit në det të hapur u zbuluan disa vjet më parë. Tensionet janë rritur që nga referendumi i së dielës në Venezuelë, me më shumë se 95 për qind të votuesve që mbështesin pretendimin e qeverisë për Essequibon, pavarësisht se dalja nuk ishte e madhe.