Botë

Trumpi, arsyeja e Bidenit për rikandidim

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se një prej arsyeve kryesore për të garuar për mandatin e dytë është që të pamundësojë kthimin në pushtet të Donald Trumpit.

“Nuk mund ta lejojmë atë që të fitojë”, ka thënë Bideni para gazetarëve.

Ndërkaq, ish-presidenti Trump nuk ka përjashtuar abuzimin me pushtetin në rast se kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Republikani gjithashtu ka thënë se Bideni është shumë i moshuar për garën politike.

Mirëpo asnjëri prej tyre nuk janë nominuar zyrtarisht nga partitë për garën presidenciale.

Trumpi i prin garës republikane, mirëpo përballet me katër raste gjyqësore.

Sondazhet e fundit kanë treguar për garë të ngushtë mes dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në deklaratën për media, Bideni ka thënë se nëse Trumpi nuk do të garonte, ai nuk do të ishte i sigurt nëse do të kërkonte mandatin e dytë për president.

Deklarata e tij për herë të parë ka shpërfaqur ambiciet e tij për mandatin e dytë.