Botë

Mashtruesit bëjnë cak turistët në Athinë

Ministria greke e Shëndetësisë po kërkon ndihmën e policisë kundër mashtruesve që tentuan t’i trembin turistët e huaj jashtë disa apartamenteve me qira në Athinë duke trilluar kriza me insektet e quajtura çimka.

Në një deklaratë thuhej se ishin vendosur postera jashtë ndërtesave të apartamenteve me logo të rreme të ministrisë dhe komunës.

Në postera shkruhej se duhet të evakuoheshin apartamentet për të mbrojtur shëndetin publik, raportoi AP.

Duke cituar një infeksion insektesh që nuk ekzistonte, mashtruesit kërcënonin vizitorët me 500 euro gjobë nëse nuk largoheshin nga apartamentet.