Botë

Erdogan: Netanyahu të gjykohet për krime lufte sikur Millosheviqi

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të gjykohet për krime lufte sikur “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, transmeton agjencia “Reuters”.

Gjatë fjalimit të tij në Stamboll në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Erdogan i është referuar Netanyahut si “kasapi i Gazës”.