Botë

Izraeli rinis sulmet në Gazë pas përfundimit të armëpushimit

Foto: AP
 

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur caqe të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës më 1 dhjetor, pak pasi përfundoi armëpushimi njëjavor, tha ushtria.

Sulmet ajrore kanë goditur jugun e Gazës, përfshirë komunitetin Abasan në lindje të qytetit Han Junis, tha Ministria e Brendshme në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Një sulm tjetër ka goditur veriperëndimin e Qytetit të Gazës.