Botë

Zelanda e Re me masa të ashpra ndaj pajisjeve teknologjike në shkolla

 

Kryeministri i ri i Zelandës së Re planifikon ta ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla dhe të shfuqizojë kontrollet e duhanit në agjendën ambicioze që e publikoi të mërkurën për 100 ditët e para në detyrë.

Christopher Luxon përshkroi 49 vendime që ai theksoi se qeveria e tij konservatore synonte të ndërmerrte gjatë tre muajve të ardhshëm. Ligji i parë i ri që ai planifikon të miratojë është shkurtimi i mandatit të bankës qendrore për t’u fokusuar thjesht në mbajtjen nën kontroll të inflacionit.