Katari – që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimit mes Izraelit e Hamasit – ka konfirmuar se 30 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite sonte. Kjo ishte në shkëmbim të 12 pengjeve që u liruan nga Hamasi, raporton “BBC”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Maje dal-Ansari, ka shkruar në rrjete sociale se nga të burgosurit palestinezë që do të lirohen janë 15 të mitur dhe 15 gra.
Në listën e të liruarve gjendet një gazetare.